Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) ka urdhëruar Izraelin të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Rafah. Gjykata i ka kërkuar gjithashtu Izraelit të paraqesë një raport mbi masat e marra brenda një muaji.

Në vendimin e saj, GJND tha se “nuk ishte e bindur” se evakuimi i banorëve nga Rafah dhe masat e tjera nga Izraeli janë të mjaftueshme për të lehtësuar vuajtjet e palestinezëve.

Vendimi i kësaj gjykate nuk detyron Izraelin që ta zbatojë atë pasi Tel Avivi nuk ka ratifikuar statutin e Romës në parlamentin e tij. Në komentet e saj Gjykata deklaroi se situata humanitare në Rafah është katastrofike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume