Rusia tha më 25 maj se ushtria e saj ka marrë kontrollin edhe të një fshati tjetër në lindje të Ukrainës. Ky është përfitimi i fundit territorial nga Moska gjatë pushtimit të saj të Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat “kanë marrë kontrollin e fshatit Arhengelske” në rajonin e Donjeckut.

Ky fshat i vogël në vijën e frontit gjendet afër qytetit Oçertejne, të cilit Rusia pretendoi më herët gjatë këtij muaji se e ka marrë nën kontroll.

Policia ukrainase, ndërkaq, tha se tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë sulmeve ruse në Donjeck, ku janë regjistruar më shumë se 1.800 sulme ditën e kaluar.

Rusia nisi një ofensivë në rajonin e Harkivit më 10 maj, teksa forcat ukrainase po përballen me mungesë të armatimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume