28 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e aksidentimit të një autobusi në provincën Balochistan të Pakistanit.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në zonën e Wasuk, kur autobusi ishte duke udhëtuar nga Keta në Terbat.

Sipas të dhënave fillestare, autobusit i ka shpërthyer goma dhe për këtë arsye ai doli nga rruga dhe u përmbys, për të marrë më pas flakë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com