Policia e Kosovës po i asiston inspektorët komunalë të Prishtinës në rrënimin e një objekti që pretendohet se u nis si xhami në fshatin Shkabaj të Prishtinës.

Në lidhje me rastin, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Klankosova.tv se një person i ka penguar zyrtarët e komunës, ndërsa është shoqëruar nga policia.

“Policia vetëm po asiston inspektorët komunal. Ndërsa sa i përket pjesës policore për shkak të pengimit të zyrtarëve të komunës një person është shoqëruar në stacion policor”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume