Palestinezët e zhvendosur nga lufta e Gazës po jetojnë në kushte “të tmerrshme”, me fëmijë që ndonjëherë rrinë për një ditë të tërë pa ushqim dhe mijëra të tjerë ndajnë të njëjtin tualet, ka paralajmëruar organizata bamirëse me bazë në Mbretërinë e Bashkuar – Oxfam.

Ne raportuam më herët se organizata bamirëse tha se më shumë se dy të tretat e popullsisë së Gazës vlerësohet të jetë e grumbulluar në më pak se një të pestën e Rripit të Gazës.

“Pavarësisht garancive izraelite se do të sigurohet mbështetje e plotë për njerëzit që ikin, shumica e Gazës është privuar nga ndihma humanitare, ndërsa uria është shumë afër”, tha agjencia e ndihmës.

“Një sondazh ushqimor nga agjencitë e ndihmës në maj zbuloi se 85 % e fëmijëve nuk hanin për një ditë të tërë të paktën një herë në tre ditë para se të kryhej sondazhi,” shtoi ai.

Oxfam tha se familjet në disa pjesë të Gazës jugore, si zona bregdetare e al-Mawasi, po kalonin me pothuajse asnjë shërbim uji ose kanalizimi.

“Kushtet e jetesës janë aq të tmerrshme sa në al-Mawasi ka vetëm 121 tualete për mbi 500,000 njerëz – ose 4,130 njerëz që duhet të ndajnë nga një tualet”, tha ai