Ministria e Shëndetësisë njofton se në mbledhjen e sotme Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për gjendjen në klinikat kirurgjikale në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” Shkup lidhur me problemin me stacionin e kompresorit, si dhe për aktivitetet dhe masat e marra deri tani për të kapërcyer të njëjtat.

Nga MSH thonë se në seancë u arritën këto përfundime:

Njoftohen që institucionet publike në fushën e shëndetësisë për nevojat e institucioneve publike shëndetësore, klinikave universitare, institutit dhe qendrës urgjente Shkup duhet të bëjnë ndërrimin e pajisjeve të stacionit qendror të kompresorit me pajisje të reja, si dhe zëvendësimi i instalimit dhe dislokimi i stacionit qendror të kompresorit;

“Njoftohen që institucionet publike shëndetësore për nevojat e institucioneve publike shëndetësore, klinikave universitare, institutit dhe qendrës urgjente Shkup, në afat prej një jave, t’i dorëzojnë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut plan operativ për realizimin e aktiviteteve”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Para tri ditësh, të hënën, shtojnë nga atje, zëvendësministrja Manoleva ka lëshuar urdhër që klinikat universitare të vendosura në objektin e klinikave kirurgjikale në Qendrën Klinike, të fillojnë sallat e operacionit me kompresorë të jashtëm dhe gjithashtu me enë me ajër të komprimuar.

Ministria e Shëndetësisë do të udhëzojë klinikat që të prokurojnë kompresorë të jashtëm me qëllim që objektet urgjencës të funksionojnë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume