Alvaro Morata u zyrtarizua sot te Milani, klub me të cilin firmosi një kontratë (4+1). Përforcim i rëndësishëm në sulm për kuqezinjtë italianë, ndërkohë që kapiteni i kombëtares spanjolle nuk e harron Atleticon e Madridit.

Skuadër ku kaloi vite të bukura dhe përjetoi emocione të paharrueshme. “Colchoneros” do të jenë gjithmonë pjesë e zemrës së tij, sidomos miku i shtrenjtë Koke, kapiteni i skuadrës së Diego Simeones.

“Faleminderit Atletico Madrid. Faleminderit punëtorëve të klubit dhe tifozëve, ju jeni shpirti i këtij klubi. Dhe mbi të gjitha faleminderit ty Koke, që më ke ndihmuar gjithmonë. Në çdo kohë dhe për gjithçka.

Ti je Atletico e Madridit! Do të më mungosh vëlla”, shkruan 31-vjeçari në rrjetet sociale. Sulmuesi iberik është gati të nisë eksperiencën e radhës në Serie A.

Kampionat që e njeh mirë pasi është aktivizuar në dy periudha të ndryshme me Juventusin. E ardhmja quhet Milan, me kuqezinjtë që shpresojnë që të sigurojnë trofe falë golave të lojtarit nga Madridi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume