Pep Guardiola dhe Joan Laporta me sa duket morën kohën e tyre për të shikuar formën fizike të Robert Lewandowski pas miqësores së Barcelonës kundër Manchester Cityt.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Trajneri katalanas ngriti edhe fanellën e polakut për t’i hedhur një sy barkut.

“Unë kurrë nuk kam parë dikë si ai më parë; ai shënoi një herë pesë gola brenda nëntë minutave (për Bayern kundër Wolfsburg në 2015)”, deklaroi Guardiola para gazetarëve.

“Duket e pamundur. Ai është një profesionist i jashtëzakonshëm, një sulmues i madh. Shpresoj se do të ketë një sezon të mirë”.

Lewandowski ka luajtur nënë urdhrat e spanjollit në Bayern Munich nga 2014 deri në 2016.

Ai ishte një sulmues më klinik në atë kohë, por forma e tij fizike ka qenë gjithmonë e jashtëzakonshme.

Tifozët e Barcelonës do të shpresojnë që Hansi Flick do të sigurohet që sezonin e ardhshëm të mos ketë vetëm një bodybuilder, por edhe një golashënues grabitqar.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com