Besiktasi për herë të 10-të në histori ka arritur ta fitojë Superkupën e Turqisë.

Ata triumfuan 5:0 në finale ndaj Galatasarayt, duke e demoluar tërësisht rivalin.

Ciro Immobile debutoi me dy gola me Besiktasin, kurse nga një e shtuan Svensson, Rafa Silva dhe Hekimoglu.

Nga fillimi në këtë ndeshje luajti edhe Milot Rashica, duke u zëvendësuar në minutën e 86-të.

Ylli kosovar pati një paraqitje solide, duke rrezikuar disa herë portën e Musleras me depërtime nga ana e djathtë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume