Pepe ka njoftuar se zyrtarisht i ka dhënë fund karrierës së tij aktive si futbollist.

Mbrojtësi portugez vendosi të pensionohen nga futbolli në moshën 41-vjeçare.

Pepe do të mbahet mend më shumë për kohën e tij te Real Madridi, aty ku bëri 334 paraqitje për Los Blancos.
Ai po ashtu kishte paraqitjet të suksesshme edhe për Portugalinë, duke arritur të fitojë Euro 2016 dhe Ligën e Kombeve.

Pasi u largua nga Real Madridi, ai kishte luajtur te Besiktasi si transferim i lirë, për të mbetur më pas pa klub.

Më pas ai iu bashkua Portos, ndërsa u bë lojtari më i vjetër që paraqitet në Euro 2024.
Pepe e mbyll karrierën e tij edhe me tri Liga të Kampionëve, tri La Liga dhe dy Kupa të Botës për Klube ndër të tjerash.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume