Sassuolo është kualifikuar në raundin e dytë të Kupës së Italisë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Jeshilzinjtë kanë mposhtur sot Cittadellën me rezultatin 2-1.

Titullar në këtë përballje ishte edhe Nedim Bajrami, i cili dha kontributin e tij në suksesin e Sassuolos.

Mesfushori shqiptar dha asistin në golin e parë të takimit, që u shënua në minutën e 45-të nga Mulattieri.

Cittadella barazoi përkohësisht në minutën e 48-të me anë të Baldinit, por Lauriente vulosi fitoren e Sassuolos 10 minuta më vonë.

Kështu, Sassuolo kalon në turin e dytë të Kupës së Italisë, ndërsa Kastrati me Cittadellën e tij eliminohet përfundimisht nga ky kompeticion.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com