Thuajse një vit ka zgjatur thatësira e golit për Jasir Asanin në Korenë e Jugut. Mesfushori me tipare sulmuese u rikthye të shënojë sërish për skuadrën e Guangju, për të hedhur kështu pas krahëve situatën jo të mirë në muajt e fundit.

Asani realizoi golin e fitores së ekipit të tij, në transfertën e Xhenbuk (Jeonbuk) për të thyer mallkimin 12-mujor. I gjendur në hyrje të zonës, 29-vjeçari lëshoi një goditje të fortë me të majtën për të tundur rrjetën.

Goli i parë për Asanin në këtë sezon ku ka luajtur në 3 ndeshje. Mungesa e golit për lojtari kuqezi zgjati 2 muaj, pasi i fundit daton në miqësoren e luksin ndaj Lihtenshtejnit. Asani ka lënë pas problemet me trajnerin dhe tashmë po kontribuan për arritjen e skuadrës këtë sezon.

Sinjal i mirë edhe për trajnerin e kombëtares shqiptare, Sylvinho që shikon tek Asani një armë shtesë për duelet e shtatorit. 29-vjeçari pritet të jetë në mesin e të grumbulluarve për sfidat me Ukrainën dhe Gjeorgjinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume