Një person, shqiptar me nënshtetësi belge është arrestuar në Viti pasi është raportuar për dhunë në familje.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me nënshtetësi të Belgjikës pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume