Nga LSDM përmes një njoftimi thonë se Mickoski më çdo kusht është e vendosur që t’i vendosë njerëz të afër në funksione dhe kur kuptojnë se këto nuk kalojnë në opinion, i tërheqin emrat.

“Falë presionit të LSDM-së dhe opinionit, edhe një kuadër si Afrona Vervizolli do të tërhiqet. Mickoski nuk do të heq dorë nga emërimi i këtyre kuadrove”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se për partinë e Mickoskit më e rëndësishme është përkatësia partiake dhe dëgjueshmëria se sa kualifikimet.

“Kjo politikë i dekurajon qytetarët dhe profesionstët të cilët humbin besimin tek institucionet dhe kërkojnë punë jashtë vendit”, thonë nga LSDM.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume