Vdekja e 42-vjeçarit në Pogradec pas konfliktit/ Drejtori i Policisë vendos “ultimatum”: Zbardhni ngjarjen

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit, ku humbi jetën pas një konflikti 42-vjeçari Eglin Proga.
“Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë që Proga u rrah për vdekje dhe më pas ndërroi jetë jetë në spitalin e Pogradecit.
Ndërsa, autori i ngjarjes 29-vjeçari Denis Meçi, u arrestua nga blutë e Pogradecit, pasi u largua nga vendngjarja. Bashkë me të u arrestuan dhe tre persona të tjerë që kanë penguar zbulimin e krimit./abcnews.al