Një grua është arrestuar dje në Istog, pasi e njëjta është denoncuar për dhunë në familje nga reja e saj, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se nusja është ankuar në Polici se vjehrra e saj e ka ofenduar.

E dyshuara është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është ofenduar nga vjehrra e saj. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume