Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga, në Pogradec.

Kreu i qeverisë shqiptare thekson se akuza e ngritur nga prokuroria nuk ka asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës.

Sipas tij këta e kanë kryer detyrën me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor e moral, bazuar edhe në konkluzioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore e cila hetoi ngjarjen.

Ai i bën thirrje mediave që të luftojnë dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut.

“Bashkohem me thirrjen e Policisë së Shtetit për të gjitha burimet e përgjegjshme të informimit, që t’i referohen dokumenteve të operacionit të policisë si edhe të shërbimit të urgjencës, për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut, duke luajtur me një vdekje tragjike për lloj-lloj motivesh të dobëta politike, mediatike apo edhe thjesht jonjerëzore”, ka thënë Rama, shkruan A2Cnn.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume