Nazmi Gripshi vazhdon të jetë protagonist absolut i ecurisë së skuadrës së Astanës në këtë periudhë të sezonit, pasi me lojën dhe golat e tij po bëhet vendimtar për të ndihmuar ekipin që të sigurojë objektiva të rëndësishëm.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Sot ai ka shënuar dhe ka dhënë asist për të siguruar që skuadra kazake të arrinte në play-off të Ligës së Konferencës.

Pas fitores 2-1 në transfertë ndaj rumunëve të Hunedoara, Astana ka vendosur dominimin e plotë në ndeshjen e kthimit në shtëpi, duke gjetur shpejt avantazhin me ish-sulmuesin e Besës dhe Skënderbeut, Çinedu, teksa vuri ndeshjen në kontroll të plotë. Çinedu shënoi në pjesën e dytë edhe golin e rezultatit 3-0, ndërsa më pas e kishte radhën Gripshi të bënte protagonistin.

Në minutën e 73-të të takimit, ai mori topin nga e majta dhe lëshoi një goditje të pakapshme në trekëndëshin e largët të portës për golin e rezultati 4-0.

Vetëm 2 minuta më vonë, ishte pikërisht mesfushori ofensiv shqiptar ai i cili dha asistin për Tomasov i cili shënoi golin e rezultatit 5-0.

Si Gripshi, ashtu edhe Çinedu më pas u zëvendësuan nga trajneri, ndërsa Astana fitoi me lehtësi 6-1 sfidën për të kaluar në turin tjetër ku e pret fituesi i çiftit St. Mirren-Bran.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com