Pas ndeshjeve të dobëta të treguara në ndeshjet miqësore të parasezonit, duket se Thiago Motta ka përgatitur ekipin më së miri për fillimin e sezonit të ri në Serie A.
Juventusi i Mottas sonte shënoi një fitore bindëse ndaj Comos, që sapo është promovuar në elitën e futbollit italian.
“Zonja e Vjetër” triumfoi 3-0 ndaj Comos, me një paraqitje edhe më të mirë, duke pasur mundësi të shënojë edhe më shumë gola.
Fillimisht, për Juven shënoi Mbangula në minutën e 23-të, derisa në përfundim të pjesës së parë, rrjetën kundërshtare e tundi edhe Timothy Ëeah.
Pjesa e dytë ishte e mbushur me raste, por që asnjëra nuk u konkretizua deri në minutën e parë shtesë të kohës së rregullt.
Cambiaso shënoi për 3-0 dhe kështu Juve iu gëzua fitores në ndeshjen hapëse të sezonit.
Como e Fabregas duhet të pajtohet me këtë disfatë, teksa do ta pres një rrugë goxha e vështirë për mbijetesë në Serie A.