Portieri legjendar i kombëtares gjermane, Manuel Neuer, synon të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e kombëtares dhe Botërorin e vitit 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sipas gazetarit sportiv gjerman, Christian Falk, portieri i Bayernit nuk ka ndërmend ta mbyllë karrierën në kombëtare.

Gjermania ka dy ndeshje në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve kundër Hungarisë dhe Holandës në shtator dhe portieri 38-vjeçar dëshiron të pushojë. Në vend të tij do të jetë Marc-Andre ter Stegen.

Por Neuer shpreson të thirret për ndeshjet e ardhshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume