Romelu Lukaku do ta nisë nga sot një eksperiencë të re në Napoli.

Sulmuesi belg u rikthye sot në Itali dhe u prit si një hero nga tifozët napolitanë.

Ai do ta nisë përvojën e re në Serie A pasi paraprakisht luajti dy herë për Interin dhe në sezonin e fundit te Roma.

Trajneri Antonio Conte e donte me ngulm ish-futbollistin e Manchester Unitedit dhe Evertonit, i cili qe një kohë është në pronësi të Chelseat.

Me të mbërri në Napoli, sulmuesi i fuqishëm u prit në mënyrë madhështore nga tifozët napolitanë.

Ai do të mundohet ta ndihmojë ekipin e Amir Rrahmanit me gola në këtë sezon.