Besiktasi është kualifikuar në fazën e ligës në Ligën e Evropës.

Gjiganti turk e eliminoi ekipin zviceran Lugano, duke e mposhtur 5:1 në shtëpi, pasi paraprakisht ndeshja e parë kishte përfunduar baraz 3:3.

Milot Rashica dhe Ernest Muçi asistuan nga një herë në këtë përballje, me yllin kosovar që e startoi ndeshjen.

Kësisoj, Besiktasi kalon tutje në fazën e ligës në Ligën e Evropës, ku nesër në mesditë do të mësojë edhe kundërshtarët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume