Derisa lojtarët po hynin në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, një tym i verdhë ishte hudhur brenda stadiumit nga jashtë.

Për arsye sigurie, lojtarët e Rumanisë u rikthyen përsëri në dhomat e zhveshjes, kështu raporton mediumi rumun “Golazo.ro”.

Ky medium shton më tutje se disa tupana dëgjoheshin në afërsi të stadiumit, derisa aty ndodhet “Fan Club” i “Dardanëve”.

Pas një periudhe të shkurtër pushimi, gjithçka iu kthye normalitetit, dhe stërvitja e Rumanisë shkoi si mos më mirë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume