Kombëtarja angleze ka arritur të mposht Irlandën me rezultat 2-0 në udhëtim, në kuadër të ndeshjes së parë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Anglezët e kryen të gjithë punën në pjesën e parë kur shënuan të dyja golat.

Declan Rice realizoi golin e parë në minutën e 11-të.

Kurse 15 minuta më vonë, Jack Grealish dyfishoi epërsinë falë një asistimi nga Rice.

Pjesa e dytë ishte më e qetë sa i përket rasteve dhe deri në fund gola nuk pati.

Kështu, Anglia fitoi tre pikët e para të Ligës B në grupin 2.

Kjo njëherit ishte edhe fitorja e parë për trajnerin Lee Carsley, i cili është pasardhës i Gareth Southgate në stolin e “Tre Luanëve”.

Të drejtuarit e Carsleyt ndeshjen e ardhshme e luajnë ndaj Finlandës, kurse Irlanda do të ketë punë me Greqinë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com