Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho ka folur pas fitores së Shqipërisë ndaj Ukrainës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në një intervistë për Supersport, braziliani tha se kjo fitore është shumë e rëndësishme pas vjen pas një kohe të gjatë.
“Një fitore shumë e rëndësishme, kujtoj që fitorja e fundit zyrtare ishte ndaj Çekisë prej shumë kohësh. Është e vërtete që grupi ishte i vështirë në Evropian por fitorja është shumë e mirë, kemi bërë shumë mirë dhe është e merituar”, tha Sylvinho.
Më tutje ai theksoi se fitorja ndaj Ukrainës është kyçe për vazhduar rrugën e duhur në Ligën e Kombeve.
“Është e vështirë të punosh për të, që të arrish të përmbysësh një ndeshje është një përqindje shumë e vogël suksesi, sidomos në këto nivele. Kundërshtarët janë shumë teknikë, një kundërshtar i fortë. Ne bëmë një ndeshje të mirë, nuk humbëm toruan, ndoshta pasi pësuam golin për 5 minuta ishim keq. Por sa i përket të ardhmes në turne, kjo fitore ishte kyç për të ecur para, se Gjeorgjia dhe Çekia janë shumë të forte”, nënvizoi Sylvinho.
Shqipëria pas tre ditësh do të ketë punë me Gjeorgjinë në “Air Albania”.