Trajneri i Ukrainës Serhiy Rebrov tha se skuadra e tij humbi në sfidën e parë të Ligës së Kombeve pasi kundër kishte një kundërshtar shumë të fortë. Kuqezinjtë triumfuan në Pragë ndaj kundërshtarëve ukrainas me rezultatin 2-1. Ekipi i Rebrov kaloi i pari në avantazh, por Shqipëria e përmbysi brenda 12 mintuash.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Serhiy Rebrov, trajneri i Ukrainës: Kemi luajtur kundër një kundërshtari shumë të fortë. Shqiptarët mbroheshin mirë dhe me organizim, ishte e vështirë të gjeje hapësirë. Ne u përpoqëm të bënim pasime në zonë, por fatkeqësisht nuk krijuam shumë

Sipas teknikut, kuqezinjtë ishin thjesht të pakalueshëm në prapavijë.

Serhiy Rebrov, trajneri i Ukrainës: Por unë e kam me prapavijën tonë. Si mund të pësojmë dy gola nga tre kundërsulme? Nuk kishte ekuilibër në mbrojtje, duhej të mbroheshim i gjithë ekipi në pjesën e dytë, për të mos lejuar të krijoheshin raste të tillla.

Urkaina do të luajë sfidën e radhës kundër Çekisë në transferte dhe trajneri Rebrov e bën të qartë se për të arritur susksese, skuadra duhet që të jetë e saktë si në finalizim, por të shmangë gabimet në mbrojtje.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com