Futbollisti i kombëtares shqiptare, Marvin Çuni do t’i bashkohet skuadrës ruse Rubin Kazan.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Tani më ka mbetur vetëm çështja e zyrtarizimit, pasi ai ka kryer me sukses testet mjekësore.

Futbollisti shqiptar do t’i bashkohet yllit tjetër kuqezi tek rusët e Kazanit, Mirlind Dakut i cili është në një formë të lartë me skuadrën.

Çuni ka luajtur një herë edhe për Kombëtaren shqiptare, ndërsa ishte aktivizuar në miqësoren e tetorit të vitit të kaluar, ndaj Bullgarisë, për vetëm 36 minuta.

Futbollisti tash e dy sezone aktivizohet me Frosinonen, ku këtë edicion e ka nisur mbarë duke shënuar një gol në katër paraqitje.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com