Futbollisti brazilian, Raphinha ka nisur sezonin në mënyrë fantastike me Barcelonën.
Ai ka shënuar tri gola e dy asistime në katër ndeshjet e para në La Liga.
Ndërkohë ka folur edhe për këtë nisje të mbarë të sezonit.
Ai tha që mund të përmirësohet akoma, teksa e përmendi faktin se tek Barcelona gjithmonë duhet të luftuar për titull.
“Jam në momentin tim më të mirë deri më tani këtu. Mund të përmirësohem akoma. Mendoj se mund ta ndihmoj shumë ekipin. Jemi shumë mirë. Kur fiton 4 ndeshjet e para, gjithçka është më e lehtë. Në Barça, ju duhet të luftoni për çdo titull”, tha Raphinha.
Raphinha është pjesë e Blaugranave që nga viti 2022, kur u transferua nga Leeds United.