Aktori Tom Cruise u hodh nga çatia në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Parisit muajin e kaluar. Shumë menduan se ai ishte paguar mirë për këtë performancë, por ai e bëri atë falas. Kjo u zbulua nga president i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike të Los Angeles 2028.

“Ai përfundoi xhirimet e ‘Mission: Impossible’ në orën 18:00 në Londër dhe menjëherë hipi në Aeroplan, zbarkoi në Los Angeles në katër të mëngjesit dhe filmoi skenën ku hipi në aeroplanin ushtarak” tha ai.

Presidenti shtoi se Tom ishte i përfshirë në çdo hap të përgatitjes së kësaj shfaqje. Pasi u hodh nga çatia e stadiumit, ai mori flamurin olimpik nga kryebashkiaku i Los Angelesit dhe gjimnastja Simone Biles. Pas kësaj, ai udhëtoi me makinë nëpër rrugët e Parisit dhe hipi në një aeroplan pranë Kullës Eiffel. Aktori nuk ka folur ende për performancën e tij në Lojërat Olimpike, por TMZ raportoi se ishte ai që iu afrua organizatorëve dhe shprehu interesin për të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes.