Bayern Munich e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në Bundesligë, duke shënuar tri fitore në po aq ndeshje.

Fitorja e tretë erdhi me një rezultat të thellë 1-6 në udhëtim tek Kieli.

Bavarezët e nisën në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen duke shënuar në minutën e parë me anë të Musialas.

Gjashtë minuta më vonë epërsinë e dyfishoi Kane, kurse goli i tretë u shënua nga Remberg në portën kur kaluan 13 minuta.

Bayerni nuk u ndal dhe dy minuta para fundit të pjesës së parë shënoi edhe golin e katërt, të cilën e shënoi Harry Kane, i dyti personal për anglezin.

Pas 65 minutave erdhi goli i pestë i mysafirëve me realizator Olisen.

Tetë minuta para fundit, Hostein Kiel shënoi golin e nderit me lojtarin Armin Gigovic.

Teksa për rezultatin final 6-1 u përkujdes Harry Kane, që arriti të përmbyll ndeshjen me një Hattrick.

Të drejtuarit e Vincent Kompanys kanë nëntë pikë në Bundesligë dhe janë liderë kurse Kiel janë të fundit pa pikë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume