Al-Nassr ka shkarkuar trajnerin Luis Castro.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një komunikate në rrjetet sociale.
Ndërsa, drejtimin e klubit pritet ta marr, ish-trajneri i Milanos, Stefano Pioli.
Pioli është pa klub që nga largimi i tij nga Milani, teksa tanimë do të drejtoj skuadrën e Al-Nassr.
Këtë lajm e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Sipas tij mungon vetëm zyrtarizimi i cili pritet të ndodh shumë shpejt.
Pioli do të ketë në klub shumë yje, ndër ta edhe Cristiano Ronaldo.
Italiani më parë ka udhëhequr skuadra të njohura si Inter, Fiorentina, Lazio, Sassuolo, Bologna.