Bayern Munich shënoi fitoren të thellë në “Allianz Arena”, me rezultat 9-2 ndaj Dinamo Zagrebit në sfidën hapëse të Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë performancë të shkëlqyer bëri Harry Kane i cili realizoi katër gola

Kane serinë e golave e nisi në minutën e 19-të, falë një penalltie.

Golin e dytë, anglezi e realizoi në minutën e 57-të pas një asistimi nga Kimmich.

Për të kompletuar hattrickun, ish-sulmuesi i Tottenhamit realizoi sërish nga penalltia, në minutën e 73-të.

Kurse pesë minuta më vonë kompletoi ‘pokerin’, me një tjetër realizim nga 11-metërshi.

Falë këtij katër golëshi ai u bë golashënuesi më i mirë anglez në histori të Ligës së Kampionëve, me 33 gola.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume