Pa fitues dhe pa gola u mbyll super derbi mes dy finalistëve të vitit 2023, Manchester Cityt dhe Interit.

Dueli i shumëpritur dhuroi shumë raste, por jo edhe gola sonte.

Në anën tjetër, Paris Saint-Germain triumfoi minimalisht 1:0 në minutat e fundit ndaj Gironas që debutoi në Ligën e Kampionëve.

Borussia Dortmund fitoi 0:3 ndaj Club Brugge, kurse Celtic e shkatërroi 5:1 Slovan Bratislavën.

Në dy ndeshjet e zhvilluara më herët, Bologna barazoi pa gola me Shakhtar Donetsk, kurse Sparta Praga fitoi 3:0 ndaj Salzburg.