Edon Zhegrova po tregon paraqitje spektakolare ndeshje pas ndeshje dhe kësisoj ka rënë në syrin e shumë klubeve të mëdha evropiane.

U përfol shumë për një largim eventual të tijin këtë verë, por një gjë e tillë nuk ndodhi, teksa ylli kosovar vazhdoi ta kualifikonte Lille në Ligën e Kampionëve.

E pas shumë klubeve, tani raportohet se kampioni i Evropës, Real Madridi ia ka vënë syrin Zhegrovës.

Është mediumi Radio Montecarlo që raporton se “Los Blancos” po e shqyrtojnë mundësinë e transferimit të super yllit kosovar.

Zhegrova ka kontratë me Lille deri në vitin 2026, por nuk pritet që ta përmbush deri në fund.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume