El Clasico i parë i sezonit, që korrespondon me xhiron e 11-të të LaLiga, ka tashmë një datë dhe orë: do të luhet më 26 tetor në orën 21:00 në Santiago Bernabéu .

Një javë para duelit, të dy skuadrat do të luajnë ndeshjet e Champions League. Real Madrid do të luajë të martën në orën 21:00 kundër Borussia Dortmund, po ashtu në Bernabeu, ndërsa Barcelona do të presë Bayernin të mërkurën

Ndeshja e kthimit në Camp Nou do të luhet, pa surpriza dhe ndryshime në plane në krahasim me sezonet e fundit, në orën 16:15, pasi LaLiga planifikon orarin për njërin El Clasico me synimin për tregun aziatik dhe tjetrin me qëllim tregun amerikan.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume