Skuadra e Pejës ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë kualifikuese për FIBA Europe Cup pasi është mposhtur në Greqi nga Maroussi.

Në duelin e parë, të luajtur të martën, Peja është mposhtur me rezultatin 98:75 dhe është në prag të eliminimit në fazën kualifikuese të kësaj gare.

Por, ajo çka ra në sy pas ndeshjes ishte një sekuencë që përfshinte basketbollistin e Pejës, Andi Ahmetin.

Andi refuzoi t’ia zgjatë dorën lojtarit serb nga klubi grek.

Basketbollisti serb i Maroussi, Miroslav Raduljica ditë më parë kishte shkruar një koment në një postim të klubit grek: “Kosova është Serbi”.

Përballja e dytë mes këtyre dy skuadrave do të luhet të enjten mbrëma, që po ashtu do të zhvillohet në Greqi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume