Como e ka fituar ndeshjen në Bergamo ndaj Atalantas. Ndeshja Atalanta – Como është dashur të luhet të hënën mbrëma, por u shty për të martën për shkak të kushteve të papërshtatshme për lojë pas të reshurave të mëdha të shiut.
Atalanta kaloi e para në epërsi në minutën e 18-të. Golin e epërsisë e shënoi Davide Zappacosta.
Në pjesën e dytë, Como shënoi tri gola. Të parin e shënoi në fillim të pjesës së dytë Gabriel Strefezza, kurse autogol për 2:1 shënoi Sead Kolashinac. Alieu Federa shënoi për 3:1 në minutë ne 58-të, kurse rezultatin në 3:2 e ngushtoi për Atalantan, Ademola Lookman.
Berat Gjimshiti kompletoi takimin e javës së pestë të Serie A italiane. Atalanta është në vendi ne 12-të me gjashtë pikë, kurse Como me pesë pikë në vendin e 15-të.