Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në Europa League ndaj Twentes.

Futbollistët e United e nisën mirë sfidën duke realizuar në minutën e 35-të, me anë të Eriksenit.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e këtij takimi.

Ndërkohë pjesa e dytë nisi me iniciativën e mysafirëve, të cilët arritën edhe ta barazonin sfidën në minutën e 68-të, me anë të Lammers.

Manchester United pas golit të pësuar nisi sulmet dhe pati një mundësi të mirë me lojtarin Joshua Zirkzee, por pa arritur të shënoj.

Deri në fund gola në këtë sfidë nuk pati dhe kështu dy skuadrat morën nga një pikë.

Sfidën e radhës Manchester United në Europa League e luan ndaj Portos në udhëtim kurse Twente e pret në shtëpi Fenerbahcen.