Komisioni për politikë të jashtme i Kuvendit popullor të Bullgarisë sot e miratoi deklaratën për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, propozuar nga partia e djathtë ekstreme “Rilindja”, transmeton BTA.

Partitë e përfaqësuara në parlament gjetën konsensus dhe u bashkuan rerth tekstit të deklaratës, e cila me korrigjime të vogla amandamentesh është miratuar unanimisht në komision.

Shkas për takimin e jashtëzakonshëm dhe miratimin e deklaratës, siç ceket, “janë një sërë deklaratash natibullgare të politikanëve krysor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë për qëllim t’i minojnë marrëdhlniet bilaterale dhe ta paraqesin keq Bullgarinë para partnerëve evropianë”, si dhe “refuzimin e RMV-së për t’i përmbushur kushtet e parapara në kprnizën negociuese, që do t’i mundësojë vendit të fillojë proces të vërtetë të negociatave për integrim evropian”.

Kryetari i Komisionit për politikë të jashtme dhe lider i GERB-it, Bojko Borisov, paralajmëroi se deklarata sot do të miratohet nga Kuvendi popullor i Bullgarisë në mbledhje plenare.

“Më e rëndësishme që sot e japim si shenjë është se politikanët bullgarë, shteti bullgar, të gjitha partitë janë të bashkuara kur është në pyetje fqinjësia e mirë mes dy vendeve dhe secili që do ta shkelë, duhet t’i bartë prëgjegjësitë2, deklaroi Borisov.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume