Qeveria lituaneze ka marrë 1 000 dronët e parë luftarakë nga pesë prodhues lituanezë, që do t’i dorëzohen Forcave të Armatosura të Ukrainës, deklaroi Ministria lituaneze e Mbrojtjes.

”Dronët pritet të dorëzohen në Ukrainë në javët e ardhshme. Dorëzimi do të përfshijë gjithashtu pajisje shtesë, pajisje lëshimi dhe kontrolli për dronët dhe masat e trajnimit”, theksoi ministria.

Lituania ka porositur mbi 7 000 dronë luftarakë nga prodhuesit vendas për një total prej 8 milionë eurosh (8,8 milionë dollarë).

Nga këto, rreth 2 300 janë të destinuara për ushtrinë e saj dhe gati 5 000 për forcat ukrainase.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ”dronët do të dorëzohen deri në fund të këtij viti. Programi i blerjeve pritet të vazhdojë vitin e ardhshëm. Me këtë, Lituania synon të forcojë industrinë e saj të mbrojtjes dhe aftësitë mbrojtëse të ushtrisë së saj”.

Ukraina ka luftuar një pushtim të plotë rus për më shumë se dy vjet e gjysmë dhe është kryesisht e varur nga mbështetja perëndimore për pajisjet ushtarake. Lituania është ndër mbështetëset ndërkombëtare më të palëkundura të Ukrainës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume