Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, telefonoi ministrin e Mbrojtjes të Izraelit këtë mbrëmje, duke i kërkuar atij të garantojë “sigurinë e forcave UNIFIL në Liban”, duke iu referuar misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara, sipas BBC.

Austin theksoi se ”kishte biseduar me Yoav Gallant për të diskutuar operacionet e Izraelit në Liban”.

Austin përsëriti ”mbështetjen e SHBA për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe përkushtimin e SHBA për një marrëveshje diplomatike që kthen në mënyrë të sigurt civilët libanezë dhe izraelitë në shtëpitë e tyre në të dy anët e kufirit”.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për një “rrugë diplomatike sa më shpejt të jetë e mundur”.