Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë të ditur se ka realizuar takim me Lulzim Bashën, kryetar i Demokratëve Euroatlantikë.

Në njoftim thuhet se në takim është biseduar për shqiptarët, për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe për rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Sot në Tetovë mikprita Kryetarin e Demokratëve Euroatlantikë, z. Lulzim Basha.

Diskutuam gjatë mbi tema të rëndësishme për shqiptarët në rajon, për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe u dakorduam që integrimi në Bashkimin Europian duhet të mbetet prioritet kyç i vendeve tona”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume