Një ngjarje skandaloze dhe e turpshme u regjistrua në stadiumin ‘Epet Arena’ në Pragë, aty ku Çekia dhe Shqipëria u përballën në kuadër të grupit B1 në Nations League.

Tifozët çekë në mënyrë të turpshme, kishin shpalosur hartën e Kosovës nën flamurin serb si dhe kishin përdhosur atë shqiptar, duke e kthyer me kokën poshtë.

Në fundin e pjesës së parë, tifozët shqiptarë janë afruar në tribunën e ultrasve çekë, duke tentuar përleshjen fizike. Shumë forca policie u vendosën mes dy turmave ku gjuajtjet me sende nga larg nuk munguan.

Flamujt shqiptar që ishin kthyer kokëposhtë janë larguar nga tribuna, por ai i hartës së Kosovës nën ngjyrat e Serbisë vijoi gjatë gjithë sfidës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume