Këngëtares shqiptare, Dafina Zeqirit, nga shoqëria e saj iu organizua një festë tejet e bukur e beqarisë.

Në këtë festë, s’kishte si të mos sigurohej edhe prezenca e Kreshnikut, i cili ndonëse nuk ishte fizikisht në “party”, shoqet e Dafinës morën maska me fytyrën e tij.

Nuk ka mbetur shumë nga martesa e saj, më 26 tetor, e ajo veçse ia ka haberin traditave të nusërisë.

Në një video të ndarë në Instagram, ajo shihet duke kryer ritualin e marrjes së dorës shoqeve të saja.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume