MPB informon se pardje, rreth orës 15:00 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Alexandar Makedonski” në Shkup, vetura e pasagjerëve ka goditur këmbësorin J.F.(53) nga fshati Konjarie e Epërme, pas çka shoferi me veturën është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Në aksident lëndime të rënda ka pësuar këmbësori, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit””.

“Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume