Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti karealizoi takimin e parë me përfaqësuesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe shefin e Zyrës në Shkup, Akim Ali.

Në këtë takim, Mexhiti dhe Aliu shprehën gatishmërinë e tyre për të forcuar bashkëpunimin e ndërsjellë, veçanërisht për shkak se kushtet e mejdisit ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve.

Mexhiti theksoi se bashkëpunimi me OBSH-në ka pasur në fusha të caktuara, siç janë ndryshimet klimatike në kuadër të hartimit të Strategjisë Kombëtare për përshtatjen e sektorit të shëndetësisë ndaj ndryshimeve klimatike.

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti , bëri të ditur se deri në fund të vitit ministria do të dorëzojë në Qeveri Projektligjin për Veprimin Klimatik dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe programit IPA, do të vazhdojë drejt përmirësimit të kushteve në mjedis dhe veçanërisht cilësisë së ajrit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume