Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar njofton se ka arritur të arrestojë një person me urdhërarrest ndërkombëtar.

“Më datë 14.10.2024, në qytetin e Ferizajt, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e PK-së, përkatësisht njësiti FAST, e mbështetur edhe nga njësia për hetimin e narkotikëve në Ferizaj, kanë zhvilluar një operacioni të koordinuar policor ku është bërë arrestimi i një shtetasi nga Maqedonia e Veriut me inicialet H.F., (viti i lindjes 1974), i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Republika e Maqedonisë se Veriut për vuajtën e dënimit prej 6 (gjashtë) viteve burgim”, thuhet në njoftim.

Pas kompletimit të procedurave, me aktvendim të Prokurorisë Speciale i dyshuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore, njofton policia.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume