Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani në Daily Click në TV21 tha se thirrja e BDI-së për bashkim të forcave politike shqiptare për të kundërshtuar zhbërjen e të arriturave për shqiptarët është e sinqertë. Osmani tha se BDI nuk do të bëhet pjesë e kësaj qeverie.

“Prandaj kjo thirrje jonë është e sinqertë. Nuk hyn BDI në këtë qeveri, nuk hyn BDI nëse e kanë frikën për ta kushtëzuar partnerin se kanë një parti tjetër që mund t’i rrezikojë. Nuk jemi ne parti që rrimë mbrapa derës dhe i dobësojmë pozicionet e kujtdo. Nuk bëhemi pjesë e qeverisë, ne jemi BDI, ne jemi trashëgimtare e një lëvizje e cila është lëvizja më e ndritur e kombit në historinë më të re, dhe politikat tona janë jo-tipike ditore”, shtoi Osmani.