Pasi e bënë selfie-n e famshme në aeroplan nga Brukseli, Maqedonia është gjithnjë e më larg Bashkimit Evropian dhe na ka larguar edhe më shumë nga dyert e saj për shkak të politikave të këqija të LSDM-BDI-së, tha Lefkov sot në një konferencë për shtyp deputeti i VMRO-DPMNE Mile Lefkov.

-Koalicioni kriminal LSDM-BDI në vend që të premtonte fillimin e negociatave me BE-në, na distancoi prej tij. Qytetarët e kuptuan se pas pamfleteve fshiheshin manipulime për të vjedhur. Prandaj LSDM-ja u dënua në zgjedhjet e fundit, humbje kjo që sa vjen e bëhet edhe më e madhe, sidomos nëse shikohen anketat e fundit ku vazhdojnw të bien edhe më tej. Pasi bënë gjithçka për të na poshtëruar si popull, tani LSDM thotë se jemi izoluar për shkak të VMRO-DPMNE-së. Mbi 450 mijë qytetarë i besuan VMRO-DPMNE-së për udhëheqjen e Maqedonisë me politikat tona të qarta për menaxhimin e shtetit. Maqedonia do të ngritet sërish dhe pa pranuar diktat dhe shantazhe do të hapim negociatat për anëtarësim në BE”, tha Lefkov.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume