Pas një sezoni katasftrofik ku nuk arritën të siguronin asnjë trofe, “Djajtë” e Milan duket se po fillojnë të ringrihen dhe tashmë kërkojnë të forcojnë sërish repartin e sulmit, me “yllin” slloven, Benjamin Sesko që është prej kohësh në “radarët” e “gjigantëve” të Serie A.

Sulmuesi i kombëtares sllovene mbylli sezonin e parë në Bundesliga me Leipzig, skuadër me të cilin 14 gola në kampionat, performancë e cila, sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane e ka çuar çmimin e 20-vjeçarit të talentuar në plot 65 milionë euro, teksa në këtë fillim sezoni ka arritur të shënojë plot 6 gola e të asistojë tre të tjerë në vetëm 9 ndeshje.
Sesko cilësohet si zëvendësuesi perfekt i francezit Oliver Giroud, i cili vendosi të vijonte karrierën në MLS e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo “bomberi” nuk pëlqehet vetëm nga “Djajtë’ e Italisë, por edhe në Premier League, aty ku ka interes nga klube të ndryshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume